
1500 €
Tiranë · Prona me qera
KLINIKË DENTARE ME QIRA AFATGJATË. Në zemër të Komunës së Parisit, rruga Skender Luarasi, jepet me qira afatgjatë klinikë dentare plotësisht funksionale, e pozicionuar në katin e dytë të një pallati të mirëadministruar. Klinika ka një aktivitet të konsoliduar ndër vite dhe ofrohet e mobiluar, së bashku me pajisjet dhe infrastrukturën me të cilën operon aktualisht, duke i mundësuar qiramarrësit vijimin e aktivitetit pa nevojën e një investimi të madh fillestar. Ambientet janë të organizuara në mënyrë funksionale, me dy salla pune të veçanta, secila e pajisur me poltron dentar, si dhe recepsion dhe ambient pritjeje. 📍Pranohen oferta vetëm për qira afatgjatë. CILËSIMET E PRONËS • Sipërfaqe: 70 m² • 2 salla të veçanta pune • 2 poltrone dentare – nga një në secilën sallë • Recepsion • Ambient pritjeje • E mobiluar dhe e pajisur • Kondicioner • Ashensor • Kati 1 banim / Kati 2 nga toka • Pallat i mirëadministruar • Pozicion qendror në Komunën e Parisit Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë, na kontaktoni: 📲 069 273 1191