Vendos karburantin, motorin dhe vitin e prodhimit. Shiko sa paguan sipas ligjit sot dhe sa do të paguash sipas projektligjit për 2027. Projektligji nuk është miratuar.
Cilindrata në cm3 x koeficienti sipas vjetërsisë x taksa fikse e karburantit: 12,5 lekë për naftën dhe 10 lekë për benzinën (Ligji nr. 9975/2008). Mjetet 0 deri 3 vjeç dhe makinat elektrike nuk paguajnë sot. Makinat me 3 000 cm3 ose më shumë paguajnë edhe 21 000 lekë taksë luksi.
| Makina | 2026 (ligji) | 2027 (projektligj) |
|---|---|---|
| Benzinë, 1 400 cm3, 2015 | 3 920 lekë | 8 960 lekë |
| Benzinë, 1 600 cm3, 2018 | 3 520 lekë | 7 360 lekë |
| Naftë, 1 600 cm3, 2016 | 4 800 lekë | 11 200 lekë |
| Naftë, 1 900 cm3, 2012 | 9 500 lekë | 20 900 lekë |
| Naftë, 2 000 cm3, 2016 | 6 000 lekë | 14 000 lekë |
| Naftë, 2 500 cm3, 2015 | 8 750 lekë | 20 800 lekë |
| Benzinë, 2 000 cm3, 2010 | 9 600 lekë | 20 800 lekë |
Varet nga cilindrata, mosha dhe karburanti: cilindrata x koeficienti sipas vjetërsisë x 12,5 lekë për naftën ose 10 lekë për benzinën. Një makinë nafte 2 000 cm3 dhe 10 vjeçare paguan 6 000 lekë.
Jo sot: mjetet 0 deri 3 vjeç dhe makinat elektrike përjashtohen. Projektligji për 2027 propozon 15 000 lekë në vit për makinat elektrike.
Qeveria e ka propozuar, por projektligji nuk është miratuar. Kolona e 2027 në këtë llogaritës është vetëm orientuese.
Pagesa vlen 365 ditë dhe duhet bërë para kontrollit teknik (kolaudimit). Pas 10 ditësh vonesë, gjoba është 0,06 % e shumës për çdo ditë.