Si ta blesh me siguri një makinë të përdorur

Udhëzues kryesor · 7 min lexim · Përditësuar 4 nëntor 2026 · Ekipi i Findo

Në pak fjalë

1. Zgjidh makinën dhe krahaso çmimin

Para se të telefonosh, shiko disa njoftime për të njëjtin model, vit dhe kilometra. Kështu e kupton shpejt nëse çmimi është i arsyeshëm.

Shiko makinat e përdorura

2. Pyet shitësin para takimit

  1. Sa pronarë ka pasur makina dhe ku është servisuar?
  2. A ka librezë servisi ose fatura?
  3. A ka pasur aksident ose riparime të mëdha?
  4. A është makina në emrin e tij?

Këshillë: Kërko foto të motorit, të brendshme dhe të kilometrave. Një shitës i gatshëm i dërgon pa problem.

3. Shikoje dhe provoje në person

4. Kontrollo dokumentet

Shitësi duhet të ketë lejen e qarkullimit dhe certifikatën e kontrollit teknik të vlefshme. Për lejet e qarkullimit të modelit të vjetër duhet edhe certifikata e pronësisë.

Sipas DPSHTRR, makina duhet të jetë aktive në sistem dhe pa detyrime të papaguara, si taksa ose kamatvonesa.

Burimi zyrtar: DPSHTRR: Shitblerja e mjetit Dokumentet, tarifat dhe hapat zyrtarë.

5. Kontrata dhe pagesa

Kontrata e shitblerjes bëhet te noteri ose në sportelet e DRSHTRR-së. Bëje pagesën ditën e kontratës, kur dokumentet janë në dorën tënde.

6. Kalo makinën në emrin tënd

Pas blerjes ke 30 ditë për ta kaluar makinën në emrin tënd në DRSHTRR. Pas këtij afati vjen gjoba.

Shiko makinat e përdorura

Pyetje të shpeshta

Sa kohë kam për ta kaluar makinën në emrin tim?

30 ditë nga data e blerjes, sipas DPSHTRR. Pas këtij afati gjoba fillon nga 10,000 lekë.

Kush e bën kalimin e pronësisë, shitësi apo blerësi?

Detyrimi është i blerësit. Shitësi vjen me ty në DRSHTRR, ku bëhet edhe kontrata nëse nuk e keni bërë te noteri.

Kur ta paguaj makinën?

Ditën e kontratës, pasi ta kesh parë makinën dhe dokumentet në person.

Të ngjashme