Findo për asistentët e AI

Asistenti yt i AI (Claude, ChatGPT) mund të punojë në Findo për ty: të kërkojë njoftime, të ruajë alarme dhe të postojë e menaxhojë njoftimet e tua, gjithmonë me lejen tënde.

Si ta lidhësh

Në asistentin që përdor (Claude ose ChatGPT), shto një lidhje të re MCP dhe vendos këtë adresë: https://findoalb.com/mcp. Prek Connect, hyr në Findo dhe zgjidh Lejo. Duhet llogari në Findo për t'u lidhur; Findo nuk e tarifon lidhjen.

Në ChatGPT duhet të ndezësh Developer mode (funksion beta i ChatGPT, mund të kërkojë plan me pagesë). Në ekranin e lejes mund ta lësh të ndezur ose ta fikësh postimin e njoftimeve.

Çfarë mund të bëjë

Të kërkojë njoftime sipas fjalëve, kategorisë, qytetit dhe çmimit; të lexojë detajet e një njoftimi; të të tregojë kategoritë; të lexojë udhëzuesit e Findo; të shohë, krijojë dhe fshijë kërkimet e tua të ruajtura (alarmet me email); të shohë dhe ndryshojë të preferuarat; dhe të shohë njoftimet e tua (statusi, shikimet, ruajtjet).

Nëse e lejon postimin: të krijojë drafte njoftimesh dhe t'i publikojë vetëm pasi ti ta konfirmosh në bisedë; të ndryshojë një njoftim aktiv; të pezullojë, rinovojë, shënojë të shitur ose heqë një njoftim (që mund ta rikthesh) dhe ta postojë përsëri. Mund të postojë edhe punë, makina me qira, makina të reja dhe projekte të reja, por vetëm për profilin që ke tashmë në Findo (punëdhënës, kompani, autosallon, agjenci). Njoftimet e reja kalojnë në shqyrtimin normal të Findo.

Çfarë nuk bën

Nuk të jep numrin e telefonit të shitësit dhe nuk shfaq vendndodhjen. Nuk lexon dhe nuk dërgon mesazhe. Nuk ngarkon foto (i shton ti në aplikacion). Nuk fshin njoftime përgjithmonë. Nuk prek fjalëkalimin, emailin, pagesat, promovimet ose fshirjen e llogarisë, dhe nuk krijon e nuk ndryshon profile biznesi.

Ti ke kontrollin

Te Profili › Asistentët e lidhur sheh çdo asistent të lidhur, çfarë ka bërë me njoftimet e tua, mund ta fikësh postimin ose ta heqësh lidhjen kur të duash.

Kufijtë dhe privatësia

Çdo përdorues mund të bëjë një numër të kufizuar kërkesash në minutë dhe një numër të kufizuar ndryshimesh në ditë, që asistenti të mos përdoret për të kopjuar faqen ose për të mbushur Findo. Nuk ruajmë çfarë kërkon; ruajmë vetëm një numërues të përkohshëm që nuk lidhet me emrin tënd. Për lidhjen e llogarisë ruajmë emrin që asistenti i dha vetes, datën e lidhjes dhe kur u përdor së fundi. Për ndryshimet te njoftimet e tua ruajmë një regjistër të shkurtër (çfarë u ndryshua, kur dhe nga cili asistent) që e sheh ti, për rreth gjashtë muaj.

Kujdes

Asistenti mund të gabojë ose të përdorë një çmim të vjetër. Çmimi dhe data në faqen e njoftimit te Findo janë ato që vlejnë. Shiko gjithmonë njoftimin para se të thuash po.

Shfleto Findo